Kush jemi ne?
Ne jemi një grup hulumtuesish ndërdisiplinor nga Ruhr-Universität në Bochum (Gjermani) dhe Universiteti Jagiellonian në Krakow (Poloni) me të kaluar akademike në sociologji, juridik, gjuhësi dhe shkencë policore. Grupi ynë i hulumtimit është i përfshirë në Projektin Hulumtues të financuar nga BE; Teknologjitë e Komunikimit dhe Informacionit për Policimin e në Bashkësi ose të Orientuar në Komunitet [ICT4COP]. Ky projekt përfshin studiues të shumtë nga 10 universitete dhe institucione të ndryshme në të gjithë Evropën. Përmban 11 paketa pune që kryejnë hulumtime në terren në gjithsej 11 vende të rastit, të shpërndara në të gjithë Amerikën Qendrore, Evropën Jug-Lindore, Afrikën dhe Azinë Jugore.
Qëllimi ynë është të vlerësojmë dhe analizojmë policimin në bashkësi në shoqëri të ndryshme pas konfliktit, duke u fokusuar në pyetjen se si TIK (Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit) mund të kontribuojë në suksesin e saj. Qëllimi i projektit është që të fitohet një kuptim më i mirë rreth sigurisë njerëzore në mjediset pas konfliktit. Hulumtimi është ndërdisiplinor, me një metodologji cilësore të përbashkët, gjithëpërfshirëse dhe një fokus të fortë në shpërndarjen dhe shfrytëzimin e rezultateve të hulumtimit. Kjo faqe në internet shërben si një nga shumë përpjekjet e shpërndarjes së informacionit të mbledhur nga projekti.
Sfida
Kur reformat tradicionale të policisë me qasje nga lart poshtë dështojnë, policimi në bashkësi (PB) premton për sukses- por gjithashtu sjell sfida. Shoqëritë pas konfliktit, megjithëse ndryshojnë në shumë aspekte, kanë diçka të përbashkët: institucionet publike, përfshirë policinë, konsiderohen të dobëta dhe të pabesueshme. Abuzimi i pushtetit policor, praktikat korruptive dhe mosndëshkimi janë karakteristikat që njerëzit shpesh ua përshkruajnë autoriteteve të tyre. Ky projekt hulumtues synon t'i kuptojë më mirë këto sfida të ndërlidhura, dhe të propozojë mënyra të reja për t'u marrë me to. Pyetjet që duhen adresuar përfshijnë:
- A mundet që policimi në shoqëritë pas konfliktit të bëhet një shërbim publik dhe jo thjesht një autoritet publik?
- A është policia në shoqëritë pas konfliktit e përgjegjshme ndaj popullatës dhe në gjendje t'u përgjigjet krimeve dhe pasigurive specifike gjinore dhe rinore?
- Deri në çfarë shkalle teknologjia e informacionit dhe komunikimit mund të kontribuojë ose të zvogëlojë sigurinë e përmirësuar për njerëzit e pambrojtur
Prof. Dr. Thomas Feltes MA Drejtuesi i WP10 dhe WP5 deri në Gusht 2019 Vendi në të cilin është përqëndruar: Kosova Universiteti Ruhr Bochum Fakulteti i Drejtësisë Departamenti i Kriminologjisë, Politikës së Krimit dhe Shkencës Policore Historiku shkencor: Drejtësia dhe Shkenca Edukative |
||
Prof. Dr. Tobias Singelnstein Drejtuesi i WP10 dhe WP5 që nga gushti 2019 Vendi në të cilin është përqëndruar: Kosova Universiteti Ruhr Bochum Fakulteti i Drejtësisë Departamenti i Kriminologjisë Historiku shkencor: Kriminologji dhe Juridik |
||
Fabienne Coenders MSc WP10 dhe WP5 udhëheqës-përfaqësues Vendi në të cilin është përqëndruar: Kosova Universiteti Ruhr Bochum Fakulteti i Drejtësisë Departamenti i Kriminologjisë, Politikës së Krimit dhe Shkencës Policore Historiku shkencor: Sociologji |
||
Prof. dr. Janina Czapska, MA Anëtare e WP10 Vendi në të cilin ëshët përqëndruar: Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia Universiteti Jagiellonian në Kraków Fakulteti i Drejtësisë dhe Administratës Departamenti i Sociologjisë së Drejtësisë Historiku shkencor: Shkenca juridike dhe policore |
||
Katarzyna Struzińska, MA Anëtare e WP10 dhe anëtar i WP6 Vendi në të cilin është përqëndruar: Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia Universiteti Jagiellonian në Kraków Fakulteti i Drejtësisë dhe Administratës Departamenti i Sociologjisë së Drejtësisë Historiku shkencor: Juridik dhe gjuhësi |
||
Tomasz Kwoka, MA Anëtar i WP10 Vendi në të cilin është përqëndruar: Serbia Universiteti Jagiellonian në Kraków Fakulteti Filologjik Instituti i Studimeve Sllave Historiku shkencor: Gjuhësia |